Këngëtarja ​Zajmina Vasjari nën
hetim nga  policia, ja pse

Policia ka nsiur hetim per Zajmina Vasjarin, teksa eshte denoncuar nga nje 39 vjecare se I ka prishur studion ligjore. Mesohet se kengetarja ka marre nje apartament me qera siper studios ligjore te 39 vjecares Suela P ne nje pallat ne Bulevardin Gjergj Fishta.

Demtimii tubacioneve te ujit te apartamentin e Vajzarit ka sjelle deme te konsiderueshme edhe ne pjesene tavanit te studios ligjore te 39 vjecares.

Kjo e fundit ka vendosur te denoncoje kengetaren ne polici.

Ja njoftimi i policise 
Më datë 19.04.2016 filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases Z.V., 28 vjeç banuese në Tiranë. 

Proçedimi ka filluar pasi  më datë 19.04.2016, rreth orës 08:00 është konstatuar se në ambjentin e marrë me qera nga shtetesja S.P. që shërben si studio ligjore , në adresën Bulevardin Gjergj Fishta, nga apartamenti i shtetases Z. V.  ka shperthyer uji duke dëmtuar studion ligjore që ndodhet  në katin  e poshtëm.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal në ngarkim të dyshuarës Z. V.


  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime