Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila spikatet për zërin e saj të veçantë dhe performancat live i ka dhënë fund beqarisë.
/Shqiptarja.com
Këngëtarja Kamela Islamaj fejohet me të dashurin e saj me të cilin bashkëjetonte prej 4 vitesh.
Lajmin për fejesën e saj e ka bërë të ditur mikja e saj Orgesa Zaimi nëpërmjet një postimi në Instastory.
“Shihni kush është fejuar,” – shkruan Orgesa duke treguar këngëtaren dhe unazën.
Kamela është fejuar me Dj Truman, edhe pse kishte kohë që bashkëjetonte prej kohësh me të.
Mbetet për tu parë nëse do të realizojnë ndonjë ceremoni tradicionale, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar me ndonjë postim në rrjetet sociale.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com







