Këpucët e rralla të Arbana Osmanit

Këpucët e rralla të Arbana Osmanit
Këpucët e veshura nda moderatorja e spektaklit “Birg Brother Albania 5| kanë tërhequr jo pak vëmendje mbrëmjen e së shtunës, sikundër edhe fustani, i cili mësohet se është dizenjim i MSGM / Cruise Collection 2012.
Në fakt këpucët, binin në sy mbi të gjitha për mungesën e takës së fashme të lartë. Ato janë dizenjim i stilistit Giuseppe Zanotti, në koleksionin “Adele”, Vjeshte-Dimër 2011-12.

VESHJA
Pa filluar ende mirë reality shoë Big Brother Albania 5, kanë nisur edhe thashethemet e para. Komentet kritike ka pasur për moderatoren e këtij spektakli Arbana Osmani. Ka qënë pikërisht kryeredaktorja e revistës Madame Mapo, Iva Tiço e cila ka komentuar veshjen e Arbana Osmanit.
Në statusin e saj në facebook Tiço ka thënë se "fustani është shumë i bukur pa Arbanën brenda". Sipas Tiços Arbana ka zgjedhur modelin e gabuar të fustanit sepse ka një trup pa shpatulla dhe pa qafë. Ajo shton më tej se pa shije është zgjedhur edhe varësja që Osmani ka vendosur në qafë. Kryeredaktorja e Madame Mapo Iva Tiço vlerëson se Osmani është një prezantuese shumë e mirë, por duhet të dëgjojë këshillat e profesionistëve dhe të mbulojë defektet e saj.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë