Kërcënimet,Bushati ia kthen me të
njëjtën gjuhë Greqisë:Po dëmtoni ..

Kërcënimet,Bushati ia kthen me të<br />njëjtën gjuhë Greqisë:Po dëmtoni ..<br>
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë të ashpër Athinës zyrtare, e cila një ditë më parë sulmoi shqiptarët në lidhje me miratimin e ligjit të pakicave kombëtare. Bushati tha se çdo lloj gjuhe dhe konstatimi që nuk përputhet me realitetin dëmton klimën e marrëdhënieve fqinjësore.

“Çdo lloj gjuhe dhe çdo lloj konstatimi që nuk përputhet me këtë realitet kam përshtypjen se dëmton klimën e marrëdhënieve fqinjësore. Të gjithë kolegëve, qofshin këto të vendeve fqinje, por jo vetëm, duke përfshirë dhe Greqinë, gjatë këtyre dy vite e gjysmë punë që është bërë për hartimin e këtij ligji i kam kërkuar që të na parashtrojnë eksperiencën e vendeve të tyre. Ne kemi qenë dhe jemi të hapur për të studiuar çdo lloj modeli në raport me pakicat, duke përfshirë dhe modelin grek, nëse një i tillë ekziston”, tha Bushati.

Për sa i përket kërcënimeve nga ana e Greqisë, ministri shqiptar i kujton vendit fqinj se marrëdhëniet nuk mund të organizohen dhe strukturohen mbi bazën e kërcënimeve dhe një gjuhe që nuk përputhet me realitetin.

“Nuk besoj se marrëdhëniet mes fqinjëve mund të organizohen dhe strukturohen mbi bazat e kërcënimeve dhe një gjuhe, e cila nuk përputhet me realitetin. Nuk mendoj për asnjë çast se bllokimi apo vendosja e paralajmërimeve për çështje të ndryshme do të ishte në interesin e Greqisë apo Shqipërisë”, sqaroi më tej diplomati shqiptar.

bushati

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Tradita vazhdon! Festivali Folklorik

Tradita vazhdon! Festivali Folklorik "Sofra Konispolate" mbahet në Konispol dhe mbledh dhjetëra artistë