Kërcënimet ndaj Fugës, ish-deputetja
e PD: Rama me Shullazët e tij

Kërcënimet ndaj Fugës, ish-deputetja<br />e PD: Rama me Shullazët e tij
Ish-deputetja e partisë demokratike, Albina Deda, ka akuzuar Kryemninistrin Rama si personi pas kërcënimeve ndaj Akademikut Artan Fuga.

Deda, nëpërmjet një statusi në facebook, e cilëson Ramën si “Kryeshullazi i neveritshëm”.

“Me Shullazët e tij ai ka kërcënuar deputetë e akademikë,gjyqtarë e kundërshtarë politike tani ngre stekën e kërcënimeve bazuar në keqpërdorimin e fuqisë që i jep vota e drogës dhe e batërdisë elektorale të 23 Qershorit”, shkruan Deda.

Ditën e djeshme, Akademiku Fuga, tha se kishte marrë kërcënime pas publikimit të një letre për Akademinë e Shkencave. Ndërsa ditën e  sotme, Fuga theksoi se do ti shkonte deri në fund këtij problemi, dhe se do ti dërgonte letër edhe Kryeministrit Rama.
 
 Postimi i plotë i Albina Dedas:
Edi Rama-Kryeshullazi i neveritshem por i rrezikshem!
Nuk meriton koment dhe as ka veshtiresi te perkthehet mesazhi kercenues ndaj Akademikut dhe filozofit te njohur Prof.Artan Fuga!
Eshte e njejta formule e neveriteshme e kercenimit kriminal e ordiner te kundershtareve qe adapton
gjate karrieres se tij politike Kryeshullazi Edi Rama.
Pasi me Shullazet e tij ai ka kercenuar deputete e akademike,gjygjtare e kundershtare politike tani ngre steken e kercenimeve bazuar ne keqperdorimin e fuqise qe i jep vota e droges dhe e baterdise elektorale te 23 Qershorit.
Edi Rama,pasi ka ironizuar mediat e zerat e lire mediatike,pasi ka etiketuar me fjalorin e ndyre te diktatures nacionalistet e martiret e ketij vendi,pasi ka fyer e perlyer figurat e opozites,pasi i eshte hakerryer si rrugaç ordiner gjithe pushteteve indipendente te ketij vendi kulmon me kete akt te denueshem te kercenimit te Akademikut natyrisht me perdorimin si gjithmone prej tij te botes se nendheshme te krimit.
Ky eshte nje rrezik e cenim fatal i sigurise kombetare per faktin fatkeq te pozicionit te tij si kryeminister i vendit.
Modeli diktatorial i M.Shehut apo ai aktual i Erdogan duken se e perkedhelin psikiken e degraduar dhe trurin e tejdroguar te Edi Rames.
Si ne çdo vend me rrugaçe si Shullazi merren policet,prokuroret dhe gjygjtaret ndersa me Kryeshullazin-Kryeminister duhet te merren ne unison te gjithe shqiptaret. AD

postimi
  (Postimi i plotë në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola