Kërcënimi i Kim Jong Un, Trump
në Seul: Çdo gjë do të zgjidhet!
Presidenti Donald Trump u rezervua të martën duke mos folur me termat e forta që ka përdorur në të kaluarën në adresë të Koresë së Veriut, por duke përcjellë një mesazh vendosmërie dhe optimizmi gjatë vizitës në Korenë e Jugut. Presidenti shprehu bindjen se “çdo gjë do të zgjidhet” kur është fjala për kërcënimin bërthamor nga Pheniani.
Presidenti Donald Trump u rezervua të martën duke mos folur me termat e forta që ka përdorur në të kaluarën në adresë të Koresë së Veriut, por duke përcjellë një mesazh vendosmërie dhe optimizmi gjatë vizitës në Korenë e Jugut. Presidenti shprehu bindjen se “çdo gjë do të zgjidhet” kur është fjala për kërcënimin bërthamor nga Pheniani.
Pas një dite të mbushur me takime dhe aktivitete publike me Presidentin Moon Jae-in në Seul, Presidenti Trump tha se është shënuar përparim diplomatik për të ulur tensionet në rajon. “Uroj që të lulëzojë liria dhe paqja në këtë gadishull,” tha presidenti gjatë darkës shtetërore të shtruar për nder të tij. “Së bashku, vendet tona do t’i kujtojnë botës se për kombet që zgjedhin lirinë në vend të tiranisë, ekziston një potencial i pamasë”.
Presidenti Moon tha se “paqja e vendit tim” është e kërcënuar, por ai shtoi se aleanca e gjatë mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Koresë shoqërohet me një “fuqi superiore” që “do ta bëjë Korenë e Veriut të heqë dorë nga provokimet e saj të pamatura dhe të kthehet në dialogun e çmilitarizimit bërthamor”.
“Nuk duhet të lejojmë rikthimin e luftës në Gadishullin Korean”, tha Moon. Ndërkaq, komentet e Presidentit Trump shënojnë një largim nga toni i postimeve në Twitter gjatë javëve të fundit, kur është shprehur se bisedimet për të zgjidhur krizën bërthamore me Phenianin ishin “një harxhim i kotë kohe”.
Retorika e ndezur nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut ka shtuar shqetësimet për një ballafaqim të mundshëm bërthamor në Gadishullin Korean. Më parë, presidenti i SHBA tha se Uashingtoni dhe Seuli po punojnë së bashku për një zgjidhje paqësore të situatës me Korenë e Veriut, duke shtuar se “besoj që është në interes të Koresë së Veriut të ndërmarrë hapat e duhur” duke u kthyer në tryezën e bisedimeve. Por ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura “të mbrojnë veten dhe aleatët duke përdorur të gjithë spektrin e kapaciteteve tona të pakrahasueshme ushtarake, nëse është e nevojshme”.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, zoti Trump dhe homologu i tij, Moon, thanë se është e papranueshme që një vend tjetër të ndihmojë për armatosjen dhe financimin e regjimit të Kim Jong Unit. Trump shtoi se programi koreano-verior i armëve bërthamore dhe raketave balisitike përbën një “kërcënim mbarë global që kërkon veprime globale”. Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nuk mund të lejojnë që Pheniani “të kërcënojë të gjitha ato që kemi ndërtuar” që nga lufta e Koresë gjashtë dekada më parë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
27.5%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 1857
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nëse hyj në listë me Berishën dhe Ramën do votoj çdo gjë që duan ata', Duka del kundër marrëveshjes: Hap prapa
25 Korrik, 22:49
-
Conference League/ Egnatia mposht 0-1 Vikingur në Islandë, Dabjani bën të 'harrohet' Alen Sherri
25 Korrik, 22:45
-
Dua Lipa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, habiten ndjekësit (VIDEO)
25 Korrik, 22:43
-
Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin
25 Korrik, 22:25
-
Pazari Berisha-Rama antikushtetues/ Spahiu: Lista e mbyllur quhet emërim, lista e hapur zgjedhje
25 Korrik, 22:16
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve
25 Korrik, 22:12
-
Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin
25 Korrik, 22:04
-
Zhupa: 144 punonjës të shkarkuar nga RTSH, nuk është portali i Alfred Pezës! Televizioni mbahet me taksat e shqiptarëve
25 Korrik, 22:02
-
Spahiu ironizon PD: Ëndrra e studentëve të dhjetorit, s’ishte me Fredi Belerin në Europë
25 Korrik, 22:01
-
Zgjedhjet në Himarë/ Duka: Të dy kandidatët janë mall importi! Shërbimi grek i pranishëm? Suli ironizon: Kanë ardhur dhe pushtuesit turk
25 Korrik, 21:56
-
Këshillit Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit si drejtoreshë e Festivalit të Këngës! Anëtari raporton në Kuvend, opozita debate: Keni shkarkuar 144 punonjës
25 Korrik, 21:48