Kërcënimi i Putinit: Kemi raketën
bërthamore me rreze të pakufizuar

Kërcënimi i Putinit: Kemi raketën<br />bërthamore me rreze të pakufizuar<br>
Presidenti rus Vladimir Putin vuri në dijeni sot për një armë të re që ai pretendon se do ta bëjë mbrojtjen e NATO-s “tërësisht të padobishme”, duke i bërë një parlajmërim botës për ringritjen e fuqisë ushtarake të Rusisë.

Në fjalimin e përvitshëm në parlamentin rus, lideri i Kremlinit tha se Rusia ka zhvilluar një raketë të re bërthamore me rreze të pakufizuar e cila është në gjendje të shmangë sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ai tha gjithashtu se Rusia ka zhvilluar një raketë të pathyeshme që mund të transportojë një testatë bërthamore me shpejtësi hipersonike.

Putini ka zgjedhje në me stë marsit, kështu që ai përfitli  nga rasti për të propaganduar fuqizimin ushtarak të vendit.

"Rusia e ka patur potencialin më të madh bërthamor në botë, por aksush nuk na e vuri veshin. Vijeni tani” – tha ai.

Putini tha se raketa do të ketë testatë bërthamore dhe e tregoi me një video ku simulohej fluturimi i saj.

"Duke qenë se rrezja është e pakufizuar, ajo mund të manovrohet kudo që do të jetë nevoja” – tha ai.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Barcelona do të rrisë taksën turistike

Barcelona do të rrisë taksën turistike