Kërcënimi i SHBA, Maduro thirrje
për ndihmë Rusisë dhe Vatikanit

Kërcënimi i SHBA, Maduro thirrje<br />për ndihmë Rusisë dhe Vatikanit
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i kërkoi ndihmë Rusisë dhe Vatikanit për të shmangur “kërcënimin ushtarak” nga SHBA.
 
Gjatë një conference për shtyp Maduro tha se së shpejti do të shkojë në Moksë për të takuar presidentin rus, Putin.
 
Maduro, prej muajsh po përballet me protesta masive të qytetarëve që e fajësojnë për krizën e thellë ekonomike që ka përfshirë vendin.
 
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të shqyrtojë ndërhyrje ushtarake kundër maduros, siç ka thënë kreu i qeverisë autoritare të Maduros.
 
Rusia zyrtare është shprehur se kërcënimi i presidentit Trump është “i papranueshëm”.
 
"Venezuela ka mbështetjen e plotë dhe absolute të Rusisë", tha Maduro, duke shtuar se së shpejti do të vizitojë Putinin, të cilin e quajti "njeri të paqes".
 
“Kërkoj edhe ndihmën e Papës kundër kërcënimit ushtarak nga SHBA”, ka deklaruar Maduro gjatë një konference për shtyp në Karakas.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete