Igli Tare ruan nderin duke iu kundërpërgjigjur menjëherë tifozë të ekipit të Lacios me një super blerje blic, një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit botëror të Brazilit, Stefan De Vrij. Pas humbjes së mundësisë për të blerë mbrojtësin e Kaljarit Astori, shqiptari që mban postin e drejtorit teknik të ekipit të Lacios u ‘kryqëzua’ nga tifozët, të cilët e kërcënuan atë dhe familjen e tij me vdekje përmes mesazheve telefonike.
Por ish-sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit u ka kërkuar vetëm pak kohë për të treguar më të mirën e tij. Dhe kështu ka ndodhur në të vërtetë, teksa nuk kaluan as 12 orë nga ngjarja, Tare ka zyrtarizuar marrëveshjen me holandezin. Marrëveshja me ekipin e Fejnordit është arritur për shumën e 8.5 milionë Eurove, mbrojtësi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, me vlerë 1.3 milion euro në sezon.
Në këtë mënyrë Igli Tare u kundërpërgjigjet ultrasve të ekipit të tij me një mbrojtës i cili zhvilloi një botëror për tu admiruar me Holandën. Tare arriti që të fitonte luftën me shumë ekipe në Itali-Spanjë dhe Angli për shërbimet e mbrojtësit të talentuar holandez. Mbrojtësi mbërrin sonte në Romë, gjatë ditës së nesërme do të kryejë analizat mjekësore. Konfirmimi erdhi nga përgjegjësi i zyrës së shtypit në klubin lacial, Stefani De Martino.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com