Kërcënimi për bombardim të
Guamit, Japonia pozicionon ushtrinë

Kërcënimi për bombardim të<br />Guamit, Japonia pozicionon ushtrinë
Ushtria japoneze ka dislokuar katër sisteme mbrojtëse kundër raketave tokë- ajër, në pjesën perëndimore të vendit, pas kërcënimit të Koresë së Veriut për një sulm me raketa në ishullin e Guamit.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve “Kyodo”, sistemet e avancuara antiraketore “Patriot” janë instaluar në katër katër prefekturat perëndimore të vendit.

Një një prononcim për mediat gjatë një vizite në prefekturën Yamaguchi, kryeministri Shinzo Abe, deklarim se qeveria e tij do të bënte gjithçka për mbrojtjen e jetëve dhe pronave të popullit japonez.

Penihani nga ana tjetër ka deklaruar se, raketat të cilat do të godasin në ujërat pranë ishullit të Guamit në Paqësor, do të kalonin në hapësirën ajrore  të prefekturave japoneze të Shimane, Hieroshima dhe Kochi.

Tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut kanë vazhduar të shtohen gjatë javës së fundit, ndërkohë që Kina, aleati më i madh i Koresë, ka bërë thirrje për ulje të tensioneve të cilat po çojnë drejt një lufte.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë