Kërcënimi, PS kërkesë Byrosë:
Berisha të përjashtohet për 10 ditë

Kërcënimi, PS kërkesë Byrosë:<br />Berisha të përjashtohet për 10 ditë
Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të dënuar ish kryeministrin Sali Berisha, pas deklaratave të tij sot në seancë plenare.
 
Në kërkesën e siguruar nga Report Tv, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës nga Kuvendi dhe komisionet parlamentare për 10 ditë, për shkelje të rregullores.
 
Kërkesa është firmosur nga 12 deputetë të Partisë Socialiste si Taulant Balla, Arta Dade, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Musa Ulqini, Luljeta Arapi, Erjeta Hysa, Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Pirro Lutaj, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.
 
Në kërkesën e PS thuhet se Berisha bëri thirrje për armatosje. "Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen...qytetarët janë të gatshëm që t'ju kundërshtojnë me armë dhe të mos gjeni vrimë ku të futeni...", thuhet në kërkesën e PS drejtuar Kuvendit për mbledhjen e Byrosë.
 
Berisha bëri thirrje për armatosjen e shqiptarëve, pasi sipas tij qeveria nuk është në gjendje që tu garantojë rendin dhe sigurinë publike. Ai tha se shqiptarët duhet t'i kundërvihen të armatosur qeverisë.
 
Për socialistët thirrja është edhe vepër penale e parashikuar në nenin 222 të Kodit Penal, "Thirrje për armatosje kundër rendit Kushtetues", nenin 223, "Thirrjet e bëra publikisht për vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues" dhe nenin 233 "Krijimi i turmave të armatosura për t'iu kundërvënë rendit publik me qëllim ngjalljen e frikës dhe të pasigurisë në popull".
 
Lajmin e bëri publik për mediat deputeti socialist Taulant Balla në një komunikim me mediat jashtë Kuvendit

“Një grup prej më shumë se 7 deputetë të PS-së që gjendeshin në sallë gjatë fjalës së deputetit Sali Ramë Berisha kanë depozituar tashmë një kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit me qëllim mbledhjen e saj brenda 48 orëve. Është një moment i trishtë në karrierën politike të një politikani që të pajisen me armë civilët. Është shumë e papranueshme që një parti politike si PD-ja, në një vend anëtar të NATO-s të bëjë thirrje të tilla. Shqiptarët janë kundër armatosjes”, tha Balla.
kerkesa e PS

kerkesa e PS

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës