Rreth 2, 800 ushtarë të Gjeorgjisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 6 vende të tjera, kanë filluar një stërvitje të përbashkët ushtarake.

Kryeministri i Gjeorgjisë, ku po zhvillohet stërvitja,  Giorgi Kvirikashvill ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se këtë ushtrim e konsideron si një hap shumë të rëndësishëm për antarësimin e tyre në NATO.

“Këto ushtrime do ta ndihmojnë Gjeorgjinë që të jetë më afër standardeve të NATO-s dhe ta forcoj aftësinë në gjithë rajonin”, tha Kirikashvill gjatë ceremonisë së hapjes së stërvitjes.

Stërvitja e përbashkët është duke u zhvilluar në bazën ushtarake të Vaziani-t, në afërsi të kryeqytetit Tbilisi.

Pjesë e kësaj stërvitjeje e cila do të zgjasë dy javë janë edhe forca ushtarake nga Britania, Gjermania, Ukraina, Armenia, Sllovenia dhe Turqia.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com