Kërcënimi Trump-Putin,Lituania:
Frikë nga sulmi i Rusisë

Kërcënimi Trump-Putin,Lituania:<br />Frikë nga sulmi i Rusisë
Lituania shpreh shqetësimin e saj se Presidenti i Rusisë Putin mund të testojë  Naton pak javë para se Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Ministri i jashtëm Linas Linkevicius gjatë një interviste për BBC u shpreh se ishte i frikësuar për Baltikun  dhe qytetin sirian Alepon.

Tranzicioni i Donald Trump në pushtet  shihet me shumë vëmendje në vendet balltike. 

Lituania beson se qëllimet e errëat të Rusisë justifikohen nga historia dhe gjeografia e saj.

Një pjesë e ish Bashkimit Sovjetik, tashmë është anëtar në Nato dhe BE.   

Frika e bashkëpunimit Trump Putin është e madhe aq sa në kryeqytetin Vilnius ka një murale ku dy homologët tashmë janë të përqafuar me shumë dashuri.

Ekziston frika se SHBA e sheh Rusinë si një aleat të fuqishëm  dhe e gatshme të  mos ketë të njëjtën ide se në Europën Lindore  Moska përfaqëson një kërcënim të fuqishëm ushtarak.

Ministri i jashtëm u shpreh se Rusia nuk është një superfuqi por është një super problem.  

Sipas tij Ka rrezik që Putin ta shfrytëzojë periudhën e tranzicionit në SHBA për të testuar gatrishmërinë ushtarake dhe vendosmërinë diplomatike të aleancës perëndimore.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror