Grupi Islamik ‘ISIS’ ka kërcënuar presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter se nëse vendos që Kampionati Botëror 2022 të zhvillohet në Katar, atëherë do të përballet me sulme. “I dashuri Josepp, të kemi dërguar një porosi në vitin 2010, kur keni marrë vendim që Kampionati botëror 2022 të zhvillohet në Katar. Tani kemi vendosur që nuk do të ketë Kampionat botëror në Katar, sepse Katari do të jetë pjesë e Kalifatit. Për këtë arsye ju këshillojmë të përcaktoni ndonjë shtet tjetër që do ta zëvendësojë Katarin”, thuhet letrën e dërguar.
Refuzimi
Trajneri portugez, Jose Mourinho ka refuzuar ofertën e Brazilit, pasi ishte opsion i mundshëm që të zëvendësojë Luis Felipe Scolarin pas humbjes me Gjermaninë dhe eliminimit. Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se Brazili kishte përgatitur një ofertë të majme për trajnerin, por Mourinho e ka refuzuar, pasi dëshiron të vazhdojë ta drejtoj klubin anglez, Chelsea. Jose Mourinho ka deklaruar edhe më parë se për momentin nuk do të marrë në drejtim asnjë kombëatre, pasi dëshiron një futboll më aktiv.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com