Tenori i njohur Andrea Bocelli ka anuluar pjesëmarrjen e tij në inagurimin e presidentit Donald Trump.

Sipas Daily Mail ai ka anuluar pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni pasi është kërcënuar me jetë.

Fillimisht u raportua se ai do të mungonte pasi fansat e kishin lajmëruar se nëse merrte pjesë në inagurimin e Trump, do të bojkotnin çdo koncert të tij. Por më pas një burim për Daily Mail u shpreh se Bocelli nuk do të marrë pjesë në inagurimin e Trump, pasi ka frikë nga kërcënimet. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com