Rusia, Siria dhe Irani i kanë bërë paralajmërim SHBA që të peërmbahet nga sulmet e tjera në Siri duke thënë se lëvizjet e njëanshme mund të kënë pasoja të rënda për sigurinë globale.
Sergei Lavrov, Ministri i Jashtmë i Rusisë ka thënë se takimi trepalesh ishte mbledhur enkas për të diskutuar aksionin e Amerikës, i cili sipas tij ka pasoja serioze për sigurinë rajonale dhe globale.
Më tej Lavrov ka hedhur akuza dhe në deklaratat e SHBA-së se në Siri janë përdorur armët kimike, duke shtuar se kjo ende nuk është vërtetuar.
Ministri Rus ka thënë se një hetim ndërkombëtar për sulmin në fjalë duhet të përfshijë opinionet e ekspertëve nga Brazili, India, Irani apo vendet e tjera.
Ndërsa ministri i Jashtëm Sirian, Walid Muallem i ka cilësuar si të papranueshme veprimet e SHBA- së për sulmet ajrore.
Të tri shtetet kanë folur për proçedurat e tjera në rast agresioni të radhës nga Amerika, por nuk kanë specifikuar se çfarë duhet të bëjnë.
SHBA ka akuzuar qeverinë e Sirisë për përdorimin e armëve kimike, gjë që shkaktoi edhe sulme ajrore nga Amerika në bazën e Assadit.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com