Kërcënoi e dhunoi 3 persona për
motive të dobëta,kapet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar në Kuçovë ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi ka kërcënuar dhe dhunuar tre persona.
 
Sipas policisë së Beratit, bëhet e ditur se, në pranga ka rënë Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për motive të dobëta, ka kanosur I.H, 35 vjeç dhe D.H, 30 vjeç, si dhe ka goditi A.B, 26 vjeç, të tre banues në Kuçovë. 

Ai tashmë do të përballet me drejtësinë për veprat penale të: “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione