KORCE- “Detyrim paraqitje” ka qenë masa e sigurisë që gjykata e Korçës ka rezervuar për Petrit Xhelollarin, i arrestuar një ditë më parë më akuzën se ka kërcënuar gojarisht kreun e Bashkisë Korcë, Sotiraq Filo. E njëjta masë sigurie u kërkua edhe nga Prokuroria, ndërsa avokatët mbrojtës të Xhelollarit, kërkuan që edhe arrestimi të cilësohet i paligjshëm dhe që Xhelollari të lihet urgjentisht i lirë.
Avokatët gjithashtu pohuan në sallën e gjyqit së do bëjnë kallëzim në Prokurori karshi kryebashkiakut, Sotiraq Filo, për kallëzim të rremë.
Ndërkohë vetë i akuzuari ka pohuar se ndihet i kërcënuar dhe ka denoncuar terrorin që sipas tij policia dhe strukturat e Bashkisë kanë ushtruar karshi tij.
Për këtë ai ka kërkuar edhe ndihmën e Ambasadës Amerikane në vendin tonë.
“Kërkoj që të më mbrohet jeta sepse ndjehem i kërcënuar. Filo na ka bërë një terror pasi do na prishin banesën. I bëj thirrje për ndihmë ambasadës amerikane sepse ndihem i kërcënuar këtu. Jam i pafajshëm”, është shprehur Xhelollari.
Xhelollari është pronar i një banese katërkatëshe në rrugën “Gjon Buzuku” që është parashikuar të shembet në kuadër të rikonstruksionit të rrugës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO