Kërcënoi mësuesit për fushatë
paditet drejtori i shkollës Lushnje

Kërcënoi mësuesit për fushatë<br />paditet drejtori i shkollës Lushnje
Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka dërguar për ndjekje penale drejtorin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Çermë e Sipërme Lushnjë, Agim Maci.
 
Sipas MAS, Agim Maci ka ushtruar presion duke kërcënuar me vendin e punës mësuesit e shkollës së tij për ti detyruar të votojnë për një subjekt politik në kundërshtim me përcaktimet ligjore.
 
Në javët e fundit, MAS, por jo vetëm kanë dërguar në ndjekje penale disa drejtorë në shumë institucione pasi janë përfshirë në fushatë.
 
Deklarata e plotë
Në zbatim të detyrime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit (MAS) mbi bazën e informacionit të depozituar ka përcjellë sot pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për Drejtorin e shkollës 9-vjeçare, në fshatin Çermë e Sipërme Lushnjë, z. Agim Maci.

Drejtori i shkollës z. Maçi, është angazhuar në fushatën zgjedhore në kundërshtim me përcaktimet ligjore, duke shkelur etikën e drejtuesit të një institucioni arsimor dhe ka ushtruar presion duke kërcënuar me vendin e punës mësuesit e shkollës së tij për ti detyruar të votojnë për një subjekt politik në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017. Gjithashtu nga ana e MAS është përcjellë pranë drejtuesit të Zyrës Arsimore Lushnjë, kërkesa për vijimin e procedurave disiplinore. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset