Dy ditë më parë policia e Tiranës është vënë në alarm pasi ka gjetu në një dritare të Prokurorisë së Përgjithshme një shishe me fitil, e cila fillimisht u dyshua si molotov. Pas ekspertizës u vëre se shishja nuk përmbante lëndë shpërthyese, por vetëm një fitl dhe brenda një letër.

Letra përmbante një mesazh kërcënimi ndaj dy prokurorëfve të prokurorisë së përgjithshme dhe një këresë për zbardhjen e disa tablateve.

Policia arriti të arrestojë autorin e ngjarjes, 72 vjecarin Rahmi Karasani me akuzën e kanosjes dhe fyerjes së zyrtarëve.

Duket se kjo nuk ka qenë hera e parë për Karasanin, rreth dy vite më parë ai ka kryer të njëjtën vepër duke akuzuar Prokurorin për fatkeqësitë e tij. Në atë kohë Karasani u lirua pasi rezultoi me probleme mendore.