Kërkesa e grekëve, Andrea Marto:
PDIU parti legale,të jetë në aleancë

Kërkesa e grekëve, Andrea Marto:<br />PDIU parti legale,të jetë në aleancë
I ftuar në studion e lajmeve të A1 Report deputeti i mazhorancës, Andrea Marto foli rreth vizitë së pritshme të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias në Tiranë e paketën me 7 propozime të përfolur nga mediat helene.
 
Një nga pikat e cila përflitet se është paketën e ministrit të jashtëm grek është edhe mos qenia e PDIU-së pjesë e mazhorancës. Lidhur me këtë kërkesë deputeti i Marto vlerëson se PDIU është parti e ligjshme ka të drejtë të jetë në çdo aleancë dhe në çdo koalicion.
 
Pyetjes se nëse kjo kërkesë vjen pas largimit të PBDNJ nga mazhoranca, Marto i përgjigjet se kjo forcë është praktikisht në qeveri.
 
PBDNJ një parti e krijuar prej vitesh e mbështetur nga minoriteti. Vitet e fundit është krijuar një parti e dytë që përfaqëson një pjesë të minoritetit. Por politikisht PBDNJ është ende në qeverisje.
 
Çështjen e kufirit detar Marto e vlerësoj sio një çështje mes dy qeverive për të cilën duhet arritur një marrëveshje.
 
Më tej në studion e A1 Report me gazetarin Denis Minga, intervista me deputetin Marto u ndal të kërkesa e Greqisë për varreza të reja për ushtarët grekë të rënë në luftën e dytë botërore, për të cilat ai vuri në dukje se duhet arritur një marrëveshje dhe jo të veprohet se në të shkuarën.
 
“E shoh si një insistim të ligjshëm për të pasur një varrezë dinjitoze. Ka qenë një luftë e dy popujve kundër fashizmit. Duhet të ketë një marrëveshje konkrete që të mos krijohen probleme artificiale si në të shkuarën.”- u shpreh deputeti Marto.
 
Vizitën e ministrit Grek në Kosovë, Marto e vlerëson si një hap të ri të hedhur mes marrëdhënieve mes dy vendeve. 

Gjatë intervistës ai konfirmoi se në shtator do të ketë edhe zgjedhje për kryetar në Partinë Socialiste.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)