Kërkesa për përjashtimin e Ramës
shtyhet të hënën mbledhja e Byrosë 

Kërkesa për përjashtimin e Ramës<br />shtyhet të hënën mbledhja e Byrosë 
Mbledhja e Byrosë së Kuvendit, e kërkuar nga Partia Demokratike për të përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga Parlamenti, është shtyrë.

Opozita depozitoi një kërkesë për përjashtuar me 10 ditë kryeministrin nga punimet e Kuvendit, pas replikave në seancën e fundit parlamentare. Mbledhja e Byrosë ishte parashikuar që të mbahen dje në orën 18:00.

Por, mbledhja u shty për shkak të mungesës së kuorumit. I pamundur për të marrë pjesë në mbledhje ishte edhe një anëtar i opozitës.

Partia Demokratike u indinjua teksa Rama i quajti ata ‘tufë’, ndërsa në shenjë kundërshtie iu afruan atij para foltores së Kuvendit, e për pasojë seanca u pezullua dy herë.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama u shpreh se opozita e kishte keqkuptuar fjalën “tufë”. Në mbledhjen e fundit të Byrosë u përjashtua me 10 ditë ish-kryeministri Sali Berisha.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij