Sipas tij, Parlamenti është i përçudnuar, me një diktat që po shënon faqen më të zezë, dhe se vetëm populli mund ta rrëzojë.
“S’ka asnjë mbështetje të ndryshimeve të kësaj rregulloreje, që është një farsë e dështuar. Parlamenti funksionon me dy kryetar partie, Ramën dhe Ruçin, dhe me një parti, PS. Kemi Parlament të përçudnuar, përtej rregullave, me një diktat që po shënon faqet më të zeza, edhe pse do të bie shpejt. Ka ardhur koha t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë dhe këtë do ta bëjë populli. Këta të fundit kërkojnë një Parlament të hapur, ku të gjithë ata që kanë shkelur ligjin të japin llogari”, tha Vasili.
d.c./shqiptarja.com
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)