Kërkime greke në detin Jon?
PDIU: Shqipëria t’i kërkojë llogari
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagon ndaj kërkimeve të shtetit grek për naftë në detin Jon. PDIU: Shqipëria duhet t’i kërkojë zyrtarisht Greqisë informacion mbi zonat ku kërkohet naftë dhe nëse ato përputhen me ndarjen sipas marrëveshjes së hedhur poshtë nga Gjykata jonë Kushtetuese.
TIRANE - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj kërkimeve të shtetit grek për naftë në detin Jon, njoftim i cili u bë i ditur dje nga mediat greke.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, PDIU shkruan se “Nëse këto kërkime zhvillohen saktësisht në zonat e kontestuara dhe në përputhje me marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe që nuk është formalizuar as nga Parlamenti grek, atëherë ky akt do të ishte një provokim i rëndë i shtetit shqiptar, i dinjitetit të tij, i interesave të tij madhore. Shqipëria duhet t’i kërkojë zyrtarisht Greqisë informacion mbi zonat ku kërkohet naftë dhe nëse ato përputhen me ndarjen sipas marrëveshjes së hedhur poshtë nga Gjykata jonë Kushtetuese.”
Duke iu referuar edhe vizitës së disa zyrtarëve grek në Shqipëri në varrezat, sipas tyre të ushtarëve grek të rënë gjatë luftës së Dytë Botërore, PDIU thotë se “Patriotizmi shqiptar po provokohet me tubime partish politike greke mbi varreza të rreme të ushtarëve pushtues grekë në Jug të vendit, apo me dhunim të sovranitetit tonë në det. »
Në këto kushte, PDIU ngre dy kërkesa, njërën ndaj autoriteteve tona zyrtare dhe njërën ndaj ministrit të jashtëm grek Dimitris Avramopulos.
«Është një kërkesë e përsëritur: Shqipëria duhet t’i kërkojë zyrtarisht sqarime Greqisë për zonat ku kërkohet naftë prej vendit fqinjë, dhe nëse konfirmohet informacioni i lartpërmendur, atëherë të ndiqen të gjithë veprimet ligjore për të ndaluar vazhdimin e kërkimeve të naftës», thuhet në njoftimin zyrtar të partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Ndërkaq, drejtuar kryediplomatit grek, përsa i përket deklaratës së djeshme, i cili u shpreh se në Ballkan po rritet shovinizmi, PDIU thotë : « Ai duhet të kuptojë se në Shqipëri, nuk ka forcim të shovinizmit, por ka forcim të patriotizmit, të ndjenjës kombëtare, të ndjenjës së mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, të interesave kombëtare. Këto ndjenja po provokohen prej Greqisë, e cila vazhdon të mbajë në raport me Shqipërinë qoftë një axhendë rivendikimesh historike siç u duk me tubimet politike mbi varrezat e rreme të ushtarëve grekë, qoftë me dhunimin e sovranitetit tonë në det, e aq më tepër prej faktit se Greqia nuk po shpreh gatishmërinë për zgjidhjen e çështjes çame. »
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
13.2%
-
Jo
85.9%
-
Nuk e di
0.8%
Vota total: 17488
Lajme të tjera
-
Rama paralajmëron podcastin e tij: Flasim së shpejti! Do ftojë kandidatë për kryebashkiakë e drejtues politikë për bashkëbisedim
1 Prill, 12:06
-
E dimë që 'JOQ' dhe 'Lolita' vendosin gjoba dhe bullizojnë çdokënd, por… duhet t'i mbrojmë për interesin publik
1 Prill, 11:58
-
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: S'mund të ketë fitues të një lufte bërthamore
1 Prill, 11:49
-
Shqipëria 14 vjet në NATO, Nikolla: Krenarë për kontributin për mbrojtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë
1 Prill, 11:48
-
VIDEO/ Monitoronte lëvizjet e policisë përmes radios, arrestohet 52-vjeçari që shtirej si në Shkodër! I pajisur edhe me armë zjarri
1 Prill, 11:33
-
Tregoi se vuan nga tumori në kokë dhe kërkoi rikthimin me të, Stresi sqaron si e ka marrëdhënien me ish gruan pas fitores së Big Brother Kosova
1 Prill, 11:26
-
Pas tre netësh, Papa Françesku del nga spitali! Batuta me turmën e njerëzve: Jam ende gjallë
1 Prill, 11:25
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
1 Prill, 11:10
-
Mandati i Stoltenberg drejt përfundimit! Emrat që pritet ta zëvendësojnë, mes tyre presidentja e KE Ursula von der Leyen
1 Prill, 11:10
-
Monika Kryemadhi 130 udhëtime jashtë vendit dhe 1.2 mln dollarë për lobim në SHBA, zero shpenzim të deklaruar në ILDKP
1 Prill, 11:01
-
Po transportonte 41 kg heroinë në bagazhin e makinës, arrestohet 31-vjeçari pranë Rinasit! Në kërkim bashkëpunëtori i tij
1 Prill, 10:57
-
Shqipëria 14 vite në NATO, Meta: Mirënjohje atyre që kontribuuan për t’u bërë pjesë e aleancës!
1 Prill, 10:55