Kërkime në kufi për mikun e
Rizait, iku nga burgu i Koridalosit

Kërkime në kufi për mikun e <br />Rizait, iku nga burgu i Koridalosit
Forca të shumta policie janë stacionuar tri ditët e fundit në kufirin jugor me Shqipërinë në përpjekjepër të lokalizuar të shumërkuarin Vasilis Paleokostas. Policia greke duket se ka rënë në gjurmët e tij, tre vjet pas arratisjes së bujshme nga burgu i Koridalosit bashkë me shqiptarin Alket Rizai. Vendndodhja e të shumëkërkuarit Paleokostas është lokalizuar në fshatrat në brendësi të kufirit shqiptar, ku dhe me mendohet se strehohet. Sipas informacionevetë policisë greke, Paleokostas e ka shfrytëzuar qëndrimin etij në fshatrat në afërsi të kufirit për të hyrë dhe dale shpesh në territorin grek përmes rrugëve klandestine. Burime të rezervuara janë shprehur për mediat greke se autoritetet policore të shtetit fqinj kanë informuar edhe palën shqiptare për lëvizjet e Paleokostas.
Në zonën e Janinës dhe kufirit me Shqipërinë kryhen prej disa javësh patrullime të shpeshta nga forcat e policies greke, të pajisura me armatim special. Sipas të njëjtave burime, autoritetet greke janë duke përpunuar të gjithë informacionin e marrë në rrugë operative dhe më pas do të kërkojnë nga pala shqiptare të ndërhyjë për të arrestuar të shumëkërkuarin që fshihet në një prej fshatrave shqiptarë në kufirin me Greqinë.

PALEOKOSTAS DHE MIQTË E TIJ SHQIPTARË
Strehimi i Vasilis Palekostas në fshatrat në jug të Shqipërisë mendohet se është mundësuar nga një miku i tij shqiptar, me të cilin ka vuajtur dënimin në burgun e Koridalosit. Ky i fundit ka qenë pjesëmarrës në tri grabitje bankash, që janë kryer muajt e fundit në Janinë. Autoritetet besojnë pas këtyre grabitjeve fshihet vetë Paleokostas, i cili dyshohet pa ashtu se ka pastruar në Shqipëri shumën prej 6 milion eurosh, që përfitoi nga pengmarrja e një biznesmeni të njohur grekpak kohë më parë. Ai u arrestua nga policia, por arriti që të arratiset me helikopter nga burgu i Koridalosit në 22 shkurt të vitit 2009, bashkë me mikun e tij shqiptar, Alket Rizai. Por, kjo nuk ishte hera e parë, që dy të shumëkërkuarit arratiseshin nga burgu. Me një skenar të ngjashëm ata i shpëtuan qelive të burgut edhe në vitin 2006 në një tjetër arratisje spektakolare.

VËLLEZËRIT PALEOKOSTAS
Bëhet fjalë për dy njerëzit më të kërkuar në Greqi, vëllezërit Nikos dhe Vasilis Paleokostas. Të dy të lindur në qytetin e Trikalës, i pari në vitin 1960 dhe i dyti në vitin 1966. Deri në vitin 1988 mbi ta rëndonin 27 vepra penale, kryesisht grabitje bankash dhe vjedhje me armë.
Vëllezërit Paleokostas kanë arritur t'i shpëtojnë disa here policisë, duke kryer 6 arratisje nga burgu, me ndihmën edhe të drejtuesve të policisë greke. Po ashtu dy vëllezërit Paleokostas kanë kryer dy pengmarrje të bujshme, nga të cilat mendohet se kanë përfituar miliona euro.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024