Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet 32-vjeçari 

Kapet dhe ndalohet nga blutë e Lezhës një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për vjedhje. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 32-vjeçari Joel (Alfred) Nikolli, lindur dhe banues në Zejmen. Arrestimi i tij u bë pasi, Gjykata e Verbania, Itali ka lëshuar urdhrin e arrestit më datë 14 gusht të vitit të kaluar për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtje e sendeve të vjedhura”. Maksimumi i dënimit për këto akuza është 6 vite burg. Kapja dhe arrestimi i Nikollit është bërë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën