Kërkohej prej një viti, bie në pranga një nga transportuesit e një sasie prej 135 kilogramë kanabis sativa. Nga efektivat e Komisariatit të Policisë të qytetit bregdetar është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i një personi të shpallur në kërkim Artur Goro, 43 vjeç, banues në Delvinë. Ndaj 43-vjeçarit nga Delvina, Artur Goro, më 08 qershor 2013 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”.
/Shqiptarja.com











