Kërkohet Referendum për bashkimin
e Luginës së Preshevës me Kosovën

Kërkohet Referendum për bashkimin<br />e Luginës së Preshevës me Kosovën
PRESHEVE- Situata në Ukrainë, në kontekstin e shpalljes se referendumit për ribashkim të Krimesë me Rusinë  po nxjerr në dritë domosdoshmërinë e një Referendumi për të rikonfirmuar (Referendumin e 1 dhe 2 mars 1992) për ribashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën. Ky propozim del nga presidenti i FDBK-se Mr. Gafurr Adili, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

“Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) rënkon ende nën sundimin dhe kolonizmin e Serbisë, ku shfaqet shpërngulja e heshtur e shqiptarëve për shkak të dhunës fizike dhe psiqike të ushtrisë serbe.  Ajo (Kosova Lindore) është një territor etnik shqiptar, e cila padrejtësisht ende vuan nën zgjedhën  serbe. Presioni psikologjik ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore është shumë i fuqishëm; ushtria serbe i terrorizon me pretekste te ndryshme duke u gjendur edhe në gadishmëri dhe e armatosur deri në dhëmbë…”, thuhet në njoftimin e FDBK-se.

Sipas FDBK-se “Ashtu si Krimea që, në vitin 1956 nga Hrushov, iu mor Rusisë dhe iu dhurua Ukrainës, edhe Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), në vitin 1954 nga Tito, iu morr Kosovës dhe  iu dhurua Serbisë. Pra, nesë Krimesë iu lejua që të organizojë referendum për ribashkim me Rusinë, atëherë duhet lejuar edhe Kosovës Lindore që të organizojë referendum për ribashkimin e saj me Kosovën.

“Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK) kërkon urgjentisht që bota e qytetëruar  perëndimore të pranojë zbatimin e së drejtës së vetëvendosjes për Kosovën Lindore, duke lejuar  organizimin e referendumit për këtë trevë shqiptare, që akoma gjendet nën terrorin kolonial  serb. Pra, edhe Kosovës Lindore duhet lejuar e njohur e drejta për të organizuar referendum për ribashkimin e saj me Republikën e Kosovës.” thuhet në fund të këtij njoftimi të FDBK, që transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

harta presheve

Marrë nga "Presheva Jonë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike