Një numër i madh i akademikëve dhe aktivistëve u kanë bërë thirrje autoriteteve amerikane për rinumërim të votave të zgjedhjeve presidenciale, nën dyshimin se rezultatet mund të jenë manipuluar nga hakerët e huaj. Sipas tyre, hakera rusë kanë ndërhyrë në sistemin e votimit.
Ata kërkojnë rinumërimin e votave në disa nga vendet kyçe si Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin.
Sipas ‘The Guardian’, Koalicioni i lirë i ekspertëve, i cili është duke u bërë thirrje fushatës së Hillary Clinton për t’u bashkuar në këtë kauzë, është duke e përgatitur një raport të detajuar ku i shprehin shqetësimet e tyre Kongresit të komisioneve dhe autoriteteve federale në fillim të javës së ardhshme.
"Unë jam i interesuar në verifikimin e votës", tha Dr. Barbara Simons, këshilltare e komisionit të SHBA dhe eksperte në këtë komision si dhe asistente për votim elektronik. "Ne duhet të kemi auditimet e votimit pas zgjedhjeve."
Në raportin prej 18 faqe, Simons la të kuptohet se ka kontribuar në analizimin e çështjes, por nuk pranoi të specifikojë saktësisht se deri ku është e përfshirë.
Prej 8 Nëntorit, janë shtuar dyshimet mbi humbjen e Hillary Clinton. Autoritetet inteligjente amerikane thonë se hakerat rusë fshihen pas sistemit të kompjuterëve rajonalë dhe kanë thyer emailat e zyrtarëve demokratë përpara zgjedhjeve.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com