Kërkohet Specialist në Drejtorinë e Çështjeve Procedurale Ligjore dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Në zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999  ”Për statusin  e nëpunësit civil”,  neni 10 “ Për  institucione te pavarura” Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shpall konkurimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist në  Drejtorinë e Çështjeve Procedurale Ligjore dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” dhe paraprakisht njihen edhe me disa prej përcaktimeve të parashikuara në përshkrimin e punës për këtë ushtrimin e këtij pozicioni, të renditura si më poshtë, me qëllim zbatimin e tyre korrekt:
n Dhënie të opinioneve ligjore për akte ligjore dhe nënligjore që prekin fushën e mbrojtjes së të dhënave personale;
n Përgatitje të raporteve në kuadër të zbatimit të MSA (për pjesën institucionale);
n Draftim të udhëzimeve si akte që përgatiten e miratohen nga Komisioneri;
n Dhënie të konsulencave ligjore subjekteve të të dhënave personale apo edhe kontrolluesve mbi bazë të kërkesave të tyre;
n Marrëdhënie profesionale në nivel të lartë me autoritetet ndërkombëtare homologe por jo vetëm.
 
KERKESA TE VEÇANTA PER KANDIDATET

- Të ketë mbaruar arsimin e lartë (radha e preferencës fakulteti i Drejtësisë/dega Juridik/ për të diplomuarit
me diplomë universitare kërkohet diplomë universitare “Bachelor”+master profesional)
- Eksperienca e punes  perben avantazh
- Përbën avantazh kryerja e kualifikimeve të ndryshme.
- Të përdorë lirisht  kompjuterin në programet bazë të tij, etj.
- Të ketë të mbrojtur (të shkruar e folur shumë mirë) gjuhën angleze/ krahas saj përbën avantazh edhe gjuha frënge.
- Të zbatojë rregullat e etikës  në administratën publike.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.
 
Paga për  pozicion është ne kategorinë III-b 
Dokumentat që duhen të paraqiten:
Kandidatet duhet të paraqesin brenda datës 20. 04. 2012 pranë Zyrës së Komisionerit  për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Rruga Abdi Toptani” ish-godina e Ministrisë së Transporteve, kati II, tel 2/ 237200 ):

- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae 
- Dokument identifikimi
- Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe  e listës së notave
- Dokument të noterizuar të mbrojtjes së gjuhës së huaj
- Dokument për tituj dhe kualifikime, dëshmi  trajnimesh të ndryshme etj (nëse ka)
- Fotokopje e  noterizuar e librezës së punës
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore dhe shëndetësore
- Të paktën  një  letër rekomandimi, një numër telefoni si dhe adresën  e plotë të vendqëndrimit

Mosparaqitja e  plotë e dokumentave  sjell skualifikim te kandidatit.
 
KONKURIMI:
 
Është i hapur për  nëpunës civil të së njëjtës klasë  me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë. Nëse vendi nuk plotësohet  nga këta kandidat, atëherë zhvillohet konkurimi me kandidatë të tjerë, sipas procedurave (Për institucionet e pavarura)
 
Pas verifikimit paraprak, më datë 26.04.2012  në Zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave  Personale do të shpallet lista e konkurentëve, të cilët do të vazhdojnë më tej konkurimin  si dhe data kur do të zhvillohet  testimi  me shkrim dhe intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet  në njohuritë dhe kërkesat e veçanta për fushën  e specialitetit, ligjin 9877 ,date 10.03.08. “Për mbrojtjen e te dhënave personale “, Direktivën 95/46  EC të Parlamentit dhe Këshillit Europian, të 24 tetor 1995 “Për mbrojtjen e individeve  ne lidhje me përpunimin e të dhënave  personale dhe qarkullimin e lirë të të dhënave  të tilla”, Konventën nr. 108 te vitit  1981 “ Për mbrojtjen e individëve nga përpunimi automatik i të dhënave  personale “ dhe Protokollin shtesë të saj si dhe Ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “ Për statusin e nëpunësit civil”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’