TIRANE- Ish-kreu i Inspektoriatit Teknik Qëndror Virgjil Joti rrezikon të dënohet me 3.6 vite burg pasi sipas prokurorisë ai i ka kërkuar 20 mijë dollarë biznesmenit të gazit Ilirjan Brokaj. Sipas prokurorit të Tiranës Genti Osmani, së bashku me Virgjil Jotin ka bashkëpunuar dhe inspektori i këtij institucioni i pandehuri Kastriot Llakaj, për të cilin prokuroria i ka kërkuar gjykatës dënimin me 6 muaj burg. Nga analiza e provave materiale del e faktuar se dy të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kërkonin 20 mijë dollarë biznesmenit të gazit Ilirjan Brokaj, me qëllim që këtij të fundit ti kontrollohej në kohë anija me gaz që kishte importuar nga Azerbajxhani. Nga përgjimet ambjentale del se i pandehuri Kastriot Llakaj ka marë disa takime ne Fier, Vlorë dhe Tiranë me shtetasin Ilirjan Brokaj, duke i kërkuar këtij të fundit sasinë e parave të sipërcituara. Në këto takime shuma financiare kërkohej në emër të Virgjil Jotit, që në atë periudhë drejtonte Inspektoriatin Qëndror Tekenik. Në disa raste biznesmeni ka pranuar të japë shumat financiare të kërkuara, por në momentin kur të pandehurit ritën pazarin nga 10 mijë në 20 mijë dollarë, Brokaj ska pranuar të bëjë më rolin e viktimës duke bërë fillimisht një letër të hapur dhe më pas denoncuar në Prokurorinë e Tiranës.
LETRA E ILIRJAN BROKAJT
"Kalaja" sh.a ka që në vitin 2003 që merret me importimin dhe shpërndarjen e gazit në Shqipëri. Kjo kompani është një nga importuesit kryesorë të kësaj fushe. Ajo është një taksapaguese e rregullt dhe një punëdhënëse në qytetin e Vlorës. Por çmë shtyn mua tju drejtohem juve? Me ndryshimin e kryeinspektorit të IQT në Tiranë, e me ardhjen në këtë detyrë të z. Virgjil Joti, për kompaninë time filluan problemet. Zotëria në fjalë ka vendosur të bëhet i pasur duke shfrytëzuar postin e tij. Që me ardhjen e tij në detyrë, ky zotëri filloi të bëjë të vështirin, duke kërkuar bërjen dhe ribërjen e analizave të produktit dhjetëra herë. Deri këtu jemi "OK". Por zotërisë nuk i pëlqejnë përgjigjet e laboratorit të shtetit dhe krijon vonesa fiktive, duke shkelur çdo procedurë që parashikon ligji shqiptar. Të gjitha këto vonesa firmës i kushtojnë qindra mijëra dollarë. Këtu lind pazari. Zotëria na thotë se ju mund ti keni analizat në rregull, por unë jam "Maliqi", që bëj çtë dua me ligjin. Nëpërmjet personave të tretë dhe pastaj personalisht pasi është takuar me mua, administratorin e "Kalaja" sh.a, z. Ilirjan Brokaj, "Maliqi" më befasoi duke më kërkuar mua një "grusht dollarë" (20.000 USD për çdo anije të importuar). Dhe vazhdimisht personi i tretë na telefonon e na kërkon të mos e mërzisim "Maliqin" me emrin Virgjil Joti, pasi zgjidhja është: "Të punosh qetë dhe pa probleme, paguaj!". (ne foto: Vilgjil Joti)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com