Kërkojeni te Sali Berisha!

Për informim të shqiptarëve, të cilët me të drejtë kanë mbetur pa fjalë nga kjo faqe e zezë me të cilën i zhgënjeu qeveria: Këshilltari i Kryeministrit, Bardhyl Musai, nuk është vetëm përfituesi kryesor i Altertekstit, jo! Nuk është vetëm përfituesi me pahir i parave të mësuesve në këtë vend, pasi "ofron" trainime të detyrueshme kualifikuese për mësuesit (në bashkepunim me Myqerem Tafajn, i cili e thau me dashje Institutin publik të trajnimeve), jo!

BARDHYL MUSAI (pra SALI BERISHA) ËSHTË SHKAKTARI KRYESOR PËR SUNDIMIN E FRIKSHËM TË SHKOLLIMIT TË LARTE NË KAOS, INJORANCË DHE ZHVATJE TË PACIPË.
E them këtë me bindje, pasi kjo batërdi, ku dje plasi peshku me diplomën e "troftës", vjen e gjitha si rezulat i një procesi akreditimi universitetesh krejtësisht të piste e grabitqar. Ndaj edhe universiteti shtetëror i Tiranës dhe 2 universitete të tjera jo-publike, refuzuan t'i nënshtrohen këtij organi përdhosës. Dhe tani, po rendis këtu përbërjen e Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë, sic paraqitet në faqen e tij zyrtare.
"Këshilli i Akreditimit aktualisht ka këtë përbërje:
Prof.Dr Bardhyl Musai
Prof.As.Dr Anila Hoda
Znj. Edlira Late
Prof.Dr Shyqyri Llaci
Prof.Dr Vladimir Nika
Prof.Dr Gëzim Hadaj
Prof.As.Dr Ilir Bozgo
Prof.As.Dr Emil Lamani
Qamil Dika
Me urdhër Nr 29, datë 19.02.2009 të Kryeministrit, Z. Sali Berisha, Z.Bardhyl Musai, emërohet Kryetar i Këshillit të Akreditimit".
Siç shihet qarte, me urdher te Sali Berishes, serish Bardhyl Musai, keshilltari i Kryeministrit per Arsimin, kryeson edhe ketu sulmin e korrupsionit te felliqur mbi arsimin. Korrupsion qe e ka shpene arsimin ne Shqiperi ne ditet me te zeza te vetat.
Mesuam se prokuroria don te nise hetimet mbi ngjarjen e bujshme te diplomave te shitura. Shume mire do beje, por diçka dua ta them shkurt e troç: Njeriu qe prokuroria duhet te hetoje menjehere per skandalin e paçavures se Renzo Bossit eshte nje dhe vetem nje: SALI BERISHA.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin