Kërpi industrial, Rama pro
Stërkajt: Të liberalizohet
Mazhoranca pritet të propozojë së shpejti ndryshime në kuadrin ligjor në mënyrë që të liberalizohet tregu i kërpit industrial.
Mazhoranca pritet të propozojë së shpejti ndryshime në kuadrin ligjor në mënyrë që të liberalizohet tregu i kërpit industrial. Kërkesa është bërë dje në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku deputeti i Shkodrës, Paulin Stërkaj ka kërkuar që qeveria të njësojë nivelin e THC-së, me atë të konventave evropiane. “Në Malësinë e Madhe dhe në Shkodrër është kultivuar kërp industrial tradicionalisht. Pas ngjarjes së viteve të fundit ku dhjetëra bujq bënë burg me akuzën e kultivimit të hashashit, e më pas u shpallën të pafajshëm se rezultoi nga analizat si ishte kërp industrial, banorët nuk mbjellin më.
Ajo që unë kërkoj nga qeveria, është që të unifikohet parametri i THC-së, sipas Konventave të Bashkimit Evropian. Në Shqipëri ka të tjera parametra më të ulët. Për shembull, nëse në BE bima me THC deri 0.003 % quhet kërp, në Shqipëri ai quhet kanabis nëse kalon 0.001 % të THC-së. Ndaj, ne bllokojmë zonën që ka një terren të përshtatshëm për këtë kultivim, vetëm sepse kemi këtë diferencë të paarsyeshme”-mësohet të ketë thënë Stërkaj.
Në përgjigje të kësaj çështjeje, Rama ka kërkuar ngritjen e një grupi pune për analizimin e çështjes dhe për bërjen e ndryshimeve të mundshme ligjore. “Ndaj të njëjtin shqetësim me Paulinin. Ndaj kërkoj ngritjen e një grupi punë që të bëjë studimet e krahasimet përkatëse, e nëse ka nevojë për ndryshime ligjore, të bëhen”-mësohet të ketë thënë Rama. I pyetur më pas nga Shqiptarja.com nëse kjo kishte të bënte me liberalizimin e kanabisit të kërkuar më herët nga Koço Kokëdhima, Stërkaj e mohoi këtë: “Kërpi industrial për të cilin unë po flas, nuk është kanabis. Unë nuk mbështes iniciativën e deputetit Kokëdhima, madje fushata e tij më ka penguar të ngre këtë çështje, se mos keqkuptohej. Arsyeja e ngritjes së shqetësimit prej meje ka të bëjë me interesin e banorëve të zonës sime”-tha Stërkaj.
Po ashtu kryeministri u kërkoi ministrave të Financave, Ekonomisë dhe atij të Jashtëm që para daljes së çdo raporti ndërkombëtar për Shqipërinë në çdo sektor qoftë, të paraqesin informacion tek deputetët. Kjo sipas tij nuk do t’i gjejë të papërgatitur nga keqpërdorimet e këtyre raporteve nga opozita. Ndërkaq Mimoza Hafizi e njohur si përkrahëse e Ben Blushit, ka paraqitur këtë të hënën në Komisionin Zgjedhor të PS- kërkesën për të marrë materialet zgjedhore të referendumit të 9 prillit. Ankesat e saj mbi këtë temë do të ngrihen në asamblenë kombëtare të 23 prillit.
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4026
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor, 18:20