TIRANE- Kërxhaliu ishte një komit me origjinë bullgare. Kërxhali në gjuhën turke do të thotë trim dhe i guximshëm. Emrin e tij i vërtet nuk e di sesi e kishte. Kërxhaliu me grabitjet dhe  plaçkitjet e tij kish ngjallur frikë e tmerr në gjithë Moldavinë. Që t’ju krijoj një farë ideje për të,  do t’ju tregoj një nga trimëritë të tij.

Një natë, ai dhe arnauti Mihallaq sulmuan të dy sëbashku një fshat bullgar. I vunë zjarrin nga të dyja anët, dhe filluan të hidhen sa nga njëra shtëpi tek tjetra. Kërxhaliu vriste e priste mbi fshatarët, kurse Mihallaqi mblidhte prenë dhe plaçkat . Të dy ulërisnin për të tromaksur njerëzinë: Kërxhali! Kërxhali! Të gjithë banorët e fshatit morën arratinë nga tmerri.