Sekreti për pushimet të lumtura? Ekziston dhe qëndron pikërisht shumë më parë se të niseni për udhëtim.
Fare pranë jush…më saktë, në mendjen tuaj. Mjafton të mendoni mirë se cfarë pushimesh kërkoni dhe prej këtij momenti do t’i keni dhuruar vetes mundësinë e parë për të qenë i lumtur gjatë pushimeve që keni pritur për një vit të tërë.
Nëse ju pëlqen të eksploroni qytetin pranë hotelit tuaj, apo të shfrytëzoni paketa të ndryshme turistike, atëherë ia vlen të rimerrni në konsideratë hotelin. Nuk është e nevojshme të shpenzoni pa fund për një luks që do ta lini të kyçur në dhomë pasi do t’ju duhet të jeni larg hotelit ndoshta edhe për një ditë të tërë. Një hotel me tre yje do të ishte zgjedhja më e mirë në këtë rast, por nëse buxheti juaj ju lejon më shumë, mund të shtoni edhe yje të tjerë.
Por nëse jeni vërtet të interesuar për të lëvizur sa më shumë dhe për të marrë paketa të tjera turistike në vendin ku jeni, atëherë një version Bed and Breakfast, ose half board është mëse I mjaftueshëm. Kështu mund të eksploroni shijet gastronomike, por edhe do të rrezikoni në zgjedhjen e një ndonjë restoranti që do t’ju zhgënjejë. Gjithsesi nëse keni një shpirt aventure edhe në tryeze, do të harroni shpejt.
Nëse jeni për pushime pasive, ia vlen të gjeni një hotel all inclusive, apo siç thuhet në shqip, gjithcka e përfshirë, por kujdes me buxhetin. Nëse nuk dini të luani tenis, atëherë për çfarë ju shërben një hotel që ju ofron falas lojën me tenis për shtatë apo dhjetë ditë?
Nëse ju pëlqen shumë të laheni në det dhe nuk e preferoni pishinën, atëherë zgjidhni një hotel që ka det të pastër. Hotelet pranë porteve dhe limaneve të vogla, mund të duken shumë romantike nga fotot, por në fakt mjetet motorike lënë vija të gjata nafte në ujë, për një kohë të mirë të ditës.
Shumë luks i betonizuar nuk do të thotë pushime të lumtura. Nganjëherë mund të jeni në hotele të vogla, me shumë gjelbërim dhe të gjeni vendin që keni ëndërruar për pushime në gjirin e natyrës.
Këshillohuni gjithmonë me komentet on line të turistëve që kanë qenë më parë në hotelin që doni të zgjidhni. Nëse keni miq që kanë qenë më parë në atë vend ku doni të shkoni atëherë pyetini për të kuptuar më mirë nëse është vërtet ai hoteli apo vendi ku do të kënaqeni për pushimet tuaja. Nuk ia vlen të shpenzoni për të “bërë prova” me pushimet.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com