Këshilli bashkiak, nesër
komisioni për Xhaminë e Re

Këshilli bashkiak, nesër<br />komisioni për Xhaminë e Re
TIRANE-  Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë nesër shtatë projekte të kryebashkiakut Lulzim Basha. Projektet kanë të bëjnë me zgjerimin e transportit publik, kursimin e parave të qytetarëve, investim në art dhe kulturë, fuqizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Projektet përfshijnë krijimin e një linje të re autobuzi, e cila do të shtrihet nga Qendra deri në Qytetin Studenti dhe do tu ofrojë studentëve shërbimin, në përputhje me Kartën Bashkiake të Studentit.

Projekti i dytë ka të bëjë me zyrtarizmin e procesit të hartimit të Planit Urbanistik të qytetit. Zëdhënësja e bashkisë, Anila Bisha deklaron se synimi i projektit do të jetë përpjekja për të përmirësuar trafikun dhe parkimin, krijimin e më shumë hapësirave të gjelbëra për qytetarët si dhe rritjen ekonomike, duke ndarë tregun në zona dhe vendosur rregulla të ndershme për zhvillim të sigurtë dhe të qëndrueshëm.

Projekti tjetër ka të bëjë me krijimin e Komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re. Ky komision do të përfshijë zërin e qytetarëve në procesin e ndërtimit të saj dhe përbëhet nga drejtuesit e Komunitetit Musliman, të institucioneve qendrore dhe vendore.

Kryetari i Bashkisë do të paraqesë dhe një projekt për t’u siguruar qytetarëve shërbim më efiçent dhe më të mirë në kopshte e çerdhe, në parqet dhe hapësirat çlodhëse dhe në qendrat kulturore të Tiranës.

Gjithashtu, nesër do të paraqitet në Këshill, një projekt që ka të bëjë me fuqizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit nga spekulimet dhe mashtrimet.

Një tjetër projekt është ai për rehabilitimin e qendrës së qytetit, pasi qendra është më shumë se sa hapësira fizike që ajo zë, është ndërlidhëse e lagjeve të ndryshme dhe është projektuar për të ndihmuar qytetarët në jetën e tyre të përditshme.

Projekt tjetër që i propozohet Këshillit, është edhe ai që ka të bëjë me krijimin e Bordit për Artin dhe Kulturën, që do të ketë si detyrë miratimin e fondeve në këtë fushë, çka do të sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.
(s.g.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar

U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar