Këshilli Bashkiak i Dibrës ka vendosur të zëvendësojë tashmë ish-kryebashkiakun e Dibrës tashmë të burgosur Shukri Xhelilin me Et’hem Fidën. Shukri Xhelili u arrestua pas videoskandalit të seksit në këmbim për një vend pune

Ndaj tij është vendosur masa e arrestit burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda

Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Dibrës u denoncua javën e kaluar nga një 20 vjeçare, pasi i kishte kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Si provë kundër Shukri Xhelilit ishte një videoregjistrim ku e implikonte atë në aferën seksuale në këmbim të punësimit. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)