TIRANE - Në fakt këshilli i profesorëve është një strukturë që në bazë të ligjit të arsimit të lartë, ekziston në çdo fakultetet. Ai merret me anën akademike, kurrikulën, punën shkencore, etj, të fakultetit. Por kreu i këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë merr pjesë edhe në një bord të rëndësishëm: në bordin e ministrisë së Shëndetësisë dhe ka të drejtë vote edhe në përzgjedhjen e shefave të shërbimit të QSUT si dhe të miratimit të buxhetit.
Në fakt, sipas mjekëve, duhet që kjo e drejtë vote t’i hiqet kreut të këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë, pasi i jep ngjyra të tjera këtij funksioni, ndërkohë që ai duhet të ketë vetëm rolin e mbykqyrjes së procesit akademik në fakultetin e tij, ashtu siç e ka ky këshill në çdo fakultet tjetër të vendit tonë.
Ndërkohë që sipas staturit të universitetit të Tiranës, nën varësinë e të cilit ka qenë deri në janar të këtij viti fakulteti i Mjekësisë, neni 42 përcakton edhe kompetencat e këshillit të profesorëve që janë: Jep mendim për kërkesën e kandidatëve që kanë aplikuar për të mbrojtur doktoraturën; Miraton propozimin e departamenteve për hapjen, mbylljen apo riorganizimin e programeve të studimit të doktoratës;
Vëzhgon dhe këshillon veprimtarinë e departamenteve përkatës në procesin e organizimit dhe drejtimit të programeve të studimit të doktoratës; etj. Por në këtë statut përcaktohet se secili fakultet miraton rregulloren e tij për funksionet e këshillit të profesorëve, bazuar në natyrën e veçoritë e fushës që mbulon.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com