NJU JORK – Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi sot dërgimin e një ekipi të madh prej 300 vëzhguesish në Siri, në përpjekje për t’i dhënë sa më tepër mbështetje planit të paqes të propozuar nga Kofi Anan, i quajtur nga diplomacia perëndimore si shansi i fundit për ndalimin e luftës civile në vend.
Ndërkohë ekipi i parë i vëzhguesve që mbërriti në Siri ka vizituar sot qytetin e Homsit duke zhvilluar takime me banorë dhe autoritetet drejtuese të qytetit. Vëzhguesit evituan vizitën gjatë së premtes, ku zakonisht mbahen protestat e kundërshtarëve të qeverisë, pas përfundimit të faljeve në xhami.
Situata sot në Homs ka qenë mjaft e qetë, ndërsa aktivistët thanë se trupat qeveritare i kanë ndërprerë bombardimet vetëm për të dhënë një imazh armëpushimi në sytë e vëzhguesve, ndërsa do të nisin të sulmojnë sërish Homsin sapo vëzhguesit të largohen.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com