Këshilli i Sigurimit, Thaçi: Dhuna në
veri gjatë zgjedhjeve, e organizua

Këshilli i Sigurimit, Thaçi: Dhuna në<br />veri gjatë zgjedhjeve, e organizua
NJU JORK - Në fjalen e tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, është shprehur se dhuna në veri të Mitrovicës gjatë zgjedhjeve komunale të 3 nëntorit, ishte e organizuar.

"Dhuna në zgjedhjet në veri të Kosovës, ishte e organizuar. Ndërsa procesi i rivotimit në disa komuna është përshëndetur nga të gjithë. Po punojmë për plotësimin e rekomandimeve të BE-së", u shpreh Thaçi.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeministri Thaçi theksoi se ”Kosova gjithmonë do të jetë vend i pavarur në truallin e Europës, me perspektivë të qartë integruese në familjen Euro-Atlantike”.

Këshilli i Sigurimit debaton në këtë mbledhje për Kosovën në bazë të raportit 3 mujor të sektretarit te Pergjithshem të OKB-së, Ban Ki Moon, në prani edhe të dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç.

Negociatat me Bashkimin Europian për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, sipas Thaçit, janë arrtitje për Kosovën dhe do të mbyllen në pranverën e vitit 2014.

Kryeministri Thaci e ka cilesuar vitin 2013 si historik për rajonin, ndërsa ka theksuar se progress raporti i Komisionit Europian ishte pozitiv dhe se Kosova po punon për plotësimin e rekomandimeve.

“Progres raporti i KE ishte pozitiv dhe ne po punojmë për plotësimin e rekomandimeve nga KE. Negociatat me BE për MSA janë arritje për Kosovën. Në pranverën e vitit 2014, ne mbyllim negociatat e MSA”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Ndërsa theksoi se "Dialogu me Serbinë do të vazhdojë", Thaçi tha se "Jemi mirënjohës për kontributin e OKB".

Përfaqësuesi i Rusisë në fjalën e tij tha se “Në zgjedhjet e 3 nëntorit ka pasur kërcënime. Mbështesim raportin e Serbisë, pasi situata e serbëve në Veri është shqetësuese. Hetimet për trafikun e organeve nuk kanë patur progres”.

Në raportin prej 17 faqesh të Ban Ki Moon, theksohet se të gjitha palët duket se demonstrojnë përkushtim për parandalimin e tensioneve në terren për të mundesuar dialogun e niveliut te lartë dhe për lëvizjen para të procesit implementues.

KESHILLI I SIGURIMIT DISKUTON RAPORTIN 3-MUJOR PER KOSOVEN
Raporti trajton situatën e përgjithshme të sigurisë me një vështrim edhe për zgjedhjet, përfshirë edhe veriun e Kosovës. Në raportin e tij prej 17 faqesh, që është publikuar në internet, theksohet se situata e sigurisë “në Kosovë ka mbetur në përgjithësi e qetë, me incidente të herëpashershme, të raportuara në hapësirat e përziera etnike”.

Megjithatë, thuhet se “të gjitha palët duket se demonstrojnë një përkushtim në rritje për parandalimin e tensioneve në terren, për ta mundësuar dialogun e nivelit të lartë dhe për lëvizjen përpara të procesit implementues”.

Në raportin e tij, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon lavdëron si Beogradin, ashtu edhe Prishtinën, për angazhimin e vazhdueshëm aktiv në kornizën e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Sipas tij, “një numër i sfidave, që janë paraqitur në proces kanë marrë përgjigje nga liderët politikë në Beograd dhe Prishtinë, me vizion dhe këmbëngulje, duke rezultuar me kompromise të mëtejshme dhe me forcimin e konsensusit, dhe në këtë mënyrë është mbajtur lëvizja përpara e procesit”.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë