TIRANË- Kandidatura e Shqipërisë për anëtarësim në Këshillin e të Drejtave të Njeriut për periudhën 2015-2017 është vetëm një pasojë logjike e rrugës sonë drejt ndërtimit të një shoqërie të bazuar në të drejtat e njeriut. Kështu deklaroi Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati, i pranishëm në punimet e Segmentit të Nivelit të Lartë të Sesionit të 25-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, sesion i cili zhvillohet në Gjenevë gjatë periudhës 3-28 mars 2014.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitet, Ministri Bushati mbajti një fjalim, në Segmentin e Nivelit të Lartë, si dhe kërkoi mbështetjen e kandidaturës së Shqipërisë për anëtarësim në Këshillin e të Drejtave të Njeriut për periudhën 2015-2017.
Ministri Bushati shprehu bindjen se “kemi mbledhur përvojë të vlefshme gjatë viteve. Dhe, duke pohuar sërish universalitetin, pandashmërinë dhe ndërvarësinë e të gjitha të drejtave të njeriut, ne mund të sjellim një perspektivë kombëtare dhe rajonale në diskutimet e Këshillit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën”.Ndërsa aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e të Drejtave të Njeriut për periudhën 2015-2017, Bushati nënvizoi se ne jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është shpërblim, por një përgjegjësi më e madhe, një sfidë më e madhe që do të shërbejë si një nxitje për demokratizimin e mëtejshëm të vendit tonë.
”Për këtë arsye, qeveria shqiptare mirëpret dhe do të vlerësojmë shumë mbështetjen e çmuar të shteteve anëtare për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut”, tha Bushati në fjalën e tij.Gjithashtu, Ministri i Jashtmë tha se Shqipëria zotohet se do të vazhdojë të punojë me të mandatuarit e procedurave speciale për zbatimin e rekomandimeve të tyre, dhe për të diskutuar dhe shpërndarë më tej rekomandimet ndërmjet autoriteteve përkatëse, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë.
Duke bërë një parantezë të zhvillimeve historike të Shqipërisë Bushati tha se “për gati gjysmë shekulli, Shqipëria ishte shteti më i izoluar dhe më i shtypur në Europën Lindore. Gjatë kësaj periudhe të errët, feja, prona private dhe lëvizja e lirë u ndaluan. Shqipëtarëve ju mohoheshin the drejtat themelore të njeriut. Ëndrrat e disa brezave u prishën. Vendi u shkëput në kuptimin e mirëfilltë nga bota”.
Në dy dekadat e fundit, tha ministri, Shqipëria është kthyer nga një regjim totalitar në një demokraci funksionale and një ekonomi e orientuar nga tregu. Përparimi është i dukshëm, mbi të gjitha, në fushën e të drejtave të njeriut. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut është bërë përgjatë viteve jo vetëm një prioritet kombëtar, por edhe pjesë e politikës së jashtme të Shqipërisë.Ai deklaroi se “duke forcuar mëtej një bashkëjetë të gjatë, të qëndrueshme dhe harmonike midis feve të ndryshme, Shqipëria ofron një model të vlefshëm të respektimit të diversitetit, tolerancës dhe bashkëjetesës për rajonin dhe më gjerë. Për ne, toleranca dhe mikpritjen janë vlera të qenësishme qe burojnë nga tradita jonë.
” Nuk është për t’u çuditur që gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria mirëpriti dhe mbrojti hebrenjtë që ikën nga Holokausti, megjithëse ishte vetë nën pushtimin nazist. Nuk është për t’u çuditur që gjatë luftës në Kosovë, shqiptarët mirëpritën dhe strehuan vëllezërit e tyre, megjithëse vetëm dy vite më parë vendi ishte në prag të një kolapsi total financiar”, tha Bushati.
Kryediplomati shqiptar tha ndër të tjera se “lufta për drejtat e njeriut nuk mund të arrihet pa rolin dhe kontribution e paçmuar të shoqërisë civile për të ecur përpara me të drejtat e njeriut në të gjitha aspektet, përfshirë të drejtat e gruas dhe të vajzave, për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe të barabartë në jetën politike dhe publike. E dimë se është arritur shumë, por ne jemi të vetëdijshëm se mund të bëhet akoma më shumë”. Këshilli i të Drejtave të Njeriut është organi më i rëndësishëm i sistemit të OKB-së, i cili ka si mision të tij promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në të gjithë botën.
Marrë nga "ATSH"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com