Muajin e shkuar, NATO ka thënë se ka përcjellë tre avionë rusë mbi det, përfshirë dy që nuk u janë përgjigjur kontrolleve të trafikut ajror apo kërkesave për identifikim.
Moska ka thënë se të gjitha fluturimet e Rusisë mbi Detin Baltik janë bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Në takimin që do të mbahet në Bruksel, zyrtarët e NATO-s pritet t’i bëjnë presion Rusisë për t’i paraqitur planet e fluturimit mbi zonën baltike.
NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, ndërsa kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com