Këshilli për të mbijetuarit e dhunës
seksuale, Hague përgëzon Jahjagën

Këshilli për të mbijetuarit e dhunës<br />seksuale, Hague përgëzon Jahjagën
PRISHTINA - Sekretari i Jashtëm Britanik, z. William Hague përgëzoi Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, për lançimin nga ana e saj të këshillit kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Në një letër drejtuar Presidentes Jahjaga, Sekretari Hague thekson se “Po ju shkruaj për t’ju përgëzuar për lançimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. Siç e dini, kjo çështje është shumë afër zemrës sime dhe përshëndes të gjithë punën tuaj për ta shtyrë përpara këtë iniciativë të rëndësishme.”

“Angazhimi i Këshillit Kombëtar mbi qasjen në drejtësi, asistencën shëndetësore dhe psiko-sociale, fuqizimin ekonomik dhe ngritjen e vetëdijes si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, do të jetë absolutisht jetike për të mbështetur të mbijetuarit (e dhunës seksuale gjatë luftës) dhe për të adresuar pandëshkueshmërinë (e përgjegjësve)”, citohet ai në njoftimin e dërguar nga Presidenca e Kosovës.

“Jam mirënjohës që me rastin e lançimit të Këshillit Kombëtar do të shprehni mbështetjen e Kosovës për Deklaratën e Përkushtimit për Ndalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, të cilën unë e kam lançuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar,” tha Hague në letrën dërguar Jahjagës.
 
Redaksia online
el.sk/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj