Këshilltarët bashkiakë të opozitës:
Hetim dhunës ndaj Tahirit

Këshilltarët bashkiakë të opozitës:<br />Hetim dhunës ndaj Tahirit
Grupi i keshilltareve te Aleances per te Ardhmen ne Keshillin Bashkiak te Tiranes denon me force aktin e dhunes fizike ndaj deputetit te parlamentit te Shqiperise, nen Kryetar i grupit parlamentar te PS Saimir Tahiri.
"Ne verejme me shqetesim se veprimet ekstremiste te individeve te caktuar shoqeruar me indiferencen e uniformave te policise jane nje shprehje e pasigurise dhe kercenimit te hapur ndaj te drejtave dhe lirive kushtetuese. Protesta eshte shprehje e demokracise ndersa akti i rende kryer publikisht ndaj nje perfaqesuesi te popullit ne parlament eshte i papranueshem dhe turperon insitucionet perballe qytetareve.
Askush ne asnje rast nuk ka mandat per te shperdoruar detyren pasi instiucionet jane te qytetareve dhe jo te zyrtareve ne pushtetin vendor te Tiranes qe fshihen pas forces antiligj te qeverisjes qendrore duke e kthyer kryeqytetin ne arene dhune dhe mospranimi te ushtrimit te drejtave dhe lirive te njeriut.
Ne i kerkojme prokurorise te veproje menjehere ne zbatim te ligjit per te ndeshkuar autoret dhe per te mos lejuar pershkallezimin e veprimeve te tilla te renda", thuhet ne deklaraten e shperndare.


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'