Keshilltaret e PD i bën apelë bashksië së Tiranës që t'u vijnë në dihmë banorëve, duke i cilësuar masat e marra si inekzistente.
“Sipas banorëve, kjo është hera e katërt që përmbyten brenda këtij dimri. Banorët përmbyten në mënyrë të vazhdueshme dhe bashkia nuk kujdeset as për të evidentuar dëmet dhe as për t'i dëmshpërblyer. I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Erion Veliajt që të lërë angazhimin e tij me asamblenë e partisë dhe të merret me qytetarët dhe qytetin sepse gjendja është katastrofike”, tha Reila Bozdo.
Sipas këshilltari Mateo Spaho kjo situatë mund të ishte shmangur nëse Bashkia e Tiranës do të punonte vërtet me sistemin e kanalizimeve dhe jo me inaugurime të panevojshme.
“Kjo nuk është zonë e vetme në Tiranë e përmbytur por është edhe zona e Don Boskos, tek zona e Gardës, por edhe zona të tjera që sa herë bie shi ato përmbyten. Kryetari i Bashkisë të mos bëjë inaugurime të kota, bojatisje të tepërta. Duhen hapur kanalizimet dhe vetëm nga fakti që ne erdhëm këtu po duken punonjësit e bashkisë. Punohet që të dukemi bukur për spektaklin e radhës”, tha Spaho.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)