Këshilltarët e PD letër diplomatëve:
Ja shkeljet e Bashkisë Tiranë

Këshilltarët e PD letër diplomatëve:<br />Ja shkeljet e Bashkisë Tiranë
Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës i ka drejtuar një letër të hapur organizatave ndërkombëtare dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një sërë institucionesh, përmes së cilës shpreh shqetësimet për shkeljen e ligjit, sipas tyre, në vijueshmëri në funksionimin e Këshillit Bashkiak  Tiranë dhe mungesës së plotë të bashkëpunimit dhe shkeljes flagrante të ligjit nga ana e administratës së Bashkisë Tiranë.

Në këtë letër, kreu u grupit të djathtë, Leonard Olli thotë se, Këshilli Bashkiak po funksionon jashtë standateve, ku sipas tij për disa projekt vendime janë bërë shkelje të rregullores.

Në letrën e dytë të dërguar, pas asaj të dhjetorit të vitit të shkuar, Olli shton se, shumica e këshilltarëve në Këshill po abuzojnë, dhe ata shtojnë se Këshilli është mbledhur një herë në 2 muaj dhe se mbledhjet nuk njoftohen sipas ligjit 5 ditë më parë, duke marrë si shembull mbledhjen e 11 marsit ku u diskutua vendimi për ndryshimin e sistemit të taksave.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë