Këshilltari i Isa Mustafës, Sokol Havolli ka thënë se kryeministri nuk i është referuar deklaratës së ministres Mimi Kodheli nga mbledhja e Qeverisë, ku tha që Kosova nuk ka nevojë për mësimet e Shqipërisë, pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes shqiptare, Mimi Kodheli.
Havolli ka thënë për Indeksonline se Mustafa e ka pasur agjendën e ngjeshur gjatë tërë ditës dhe nuk ka pasur kohë dhe as qëllim t’i përgjigjet Kodhelit. “Kryeministri gjatë tërë ditës ka pasur takime bilaterale dhe ka qenë në mbledhjen e Qeverisë. Nuk ka pasur qëllim që t’i përgjigjet Kodhelit që bëri vizitë në Kosovë”, ka thënë Havolli për Indeksonline.
Ndërsa është vlerësuar lartë bashkëpunimi i Ministrisë së FSK-së me Shqipërinë për ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com