Këshilltari i PD: Opozita e LSI në
Këshillin Bashkiak, sa ‘shiu i verës’

Këshilltari i PD: Opozita e LSI në<br />Këshillin Bashkiak, sa ‘shiu i verës’
Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj thumbon Lëvizjen Socialiste për Integrim. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se LSI nuk është pjesë e opozitës në Këshillin Bashkiak.
 
Sipas tij, opozita e kësaj force politike, ish-aleate me demokratët nga viti 2009 deri në 2013, në Këshillin Bashkiak ka zgjatur sa “shiu i verës”. Topollaj akuzon se këshilltarët e kësaj force janë bërë pjesë e akteve korruptive të kryebashkiakut.
 
Postimi i plotë në Facebook:
 
Opozita e LSI ne Keshillin Bashkiak Tirane zgjati sa shiu i veres.
 
Pas bojkotit te mbledhjes se kaluar ku u rrit cmimi i ujit ne Tirane dhe pretendimit se Veliaj ju bleu 2 keshilltare, dje LSI votoi pro te gjitha aktet korruptive te Veliajt, perfshi dhe Planin e Detajuar Vendor per 1000 kulla betoni tek Bulevardi i Ri, perfshi dhe trefishimin e tarifes se pastrimit, perfshi dhe vendimin absurd qe keshilltareve te opozites te mos ju jepet fare fjala ne Keshill Bashkiak. Dhe nje procedure tenderi zgjat me shume se opozita e LSI
”.

fabjan topollaj
(Postimi i Topollajt)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin