Këshillëtarët e LSI-së në Bashkinë e Tiranës kanë votuar pro miratimit të buxhetit, duke i hapur rrugën disa projekteve të reja të bashkisë.
 
Këshilltari i PD-së, Fabian Topollaj ka reaguar duke akuzuar këshillëtarët e LSI se opozita e tyre në Këshillin Bashkiak zgjati sa “shiu i verës”.
 
“Dje LSI votoi pro të gjitha aktet korruptive të veliajt, përfshi Planin e Detajuar vVendor për 1000 kulla betoni tek Bulevardi i Ri, përfshi edhe trefishimin e tarifës së pastrimit, vendimin absurd që këshilltarëve të opozitës të mos u jepet fare fjala në Këshill Bashkiak”, shkruan Topollaj.
 
Statusi në Facebook i Fabian Topollaj
Opozita e LSI ne Keshillin Bashkiak Tirane zgjati sa shiu i veres.
Pas bojkotit te mbledhjes se kaluar ku u rrit cmimi i ujit ne Tirane dhe pretendimit se Veliaj ju bleu 2 keshilltare, dje LSI votoi pro te gjitha aktet korruptive te Veliajt, perfshi dhe Planin e Detajuar Vendor për 1000 kulla betoni tek Bulevardi i Ri, perfshi dhe trefishimin e tarifës se pastrimit, perfshi dhe vendimin absurd qe keshilltareve te opozitës te mos ju jepet fare fjala ne Keshill Bashkiak. Dhe nje procedure tenderi zgjat me shume se opozita e LSI.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com