”Ne besojmë se presidenti do të nënshkruajë diçka deri në fund të javës”, u shpreh Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
”Ka përjashtime të mundshme për Meksikën, Kanadanë dhe disa shtete të tjera”, shtoi ajo, duke përmendur mundësinë e një vlerësimi shtet për shtet bazuar në kritere të sigurisë kombëtare.
Donald Trump njoftoi të enjten synimin e tij për të vendosur një taksë prej 25% mbi importet e çelikut dhe 10% mbi ato të aluminit, duke rindezur një luftë tregtare mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj.
Sekretari amerikan për Tregtinë, Wilbur Ross u përpoq të fitonte kohë duke siguruar se vendimi për zbatimin e këtyre taksave ishte i mirëmenduar dhe se SHBA-të nuk kërkojnë një luftë tregtare.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com